Sulmuesi i Kombëtares, Shqiptare, Marvin Çuni realizoi një gol spektakolar në datën 6 nëntor me fanellën e Frozinones në duelin ndaj Empolit që përfundoi me rezultatin 2-1. Një realizim “alla Ibrahimoviç” nga ana e 22-vjeçarit, teksa goli i shqiptarit është nominuar për golin më të mirë të muajit nëntor.
Çuni sfidon yllin e Interit, Dimarko, i cili realizoi një gol nga mesfusha në duelin e 12 nëntor ndaj Frozinones.
Ka qenë vetë faqja zyrtare e Serisë A, që ka publikuar dy golat e nomiminuar, duke ftuar tifozët të votojnë.