Goretcka paralajmëron Nagelsmanin, flet pa doreza për problemet në mbrojtje: Jemi gropë në prapavijë

Lëndimet dhe forma e luhatshme në fushë kanë mbetur pjesë e së shkuarës në evoluimin e Leon Goretckës. Mesfushori është treguar “më i drejtë” seç duhet përpara mediave, e cila ka vënë në dukje hendek ende të pambuluar në kombëtare, mbrojtja e brishtë.

PRAPAVIJA- ”Trajner i përfaqësueses është përpjekur të ndryshojë strategji në mbrojtje, por edhe në dy testet e para, reparti në fjalë nuk ishte në lartësinë e duhur. Rivalët e kanë shumë të thjeshtë për të na shënuar gol. Riorganizimi i këtij defekti do të jetë permanent përpara kampionatit Europian, përndryshe do të vuajmë”. Këto fjalë morën trajtën e paralajmërimit për teknikun e “pancerave”.

DUELI NDAJ TURQISË- ”Pres lojë të zjarrtë nga të dyja skuadrat, pa harruar tempin e tifozërisë turke. Gjithmonë e jashtëzakonshme të gjendesh mes mbështetëseve të flaktë, që e shijojnë plot pasion futbollin. Shpresoj se do të arrijmë rezultatin e dëshiruar me lojë të larta në fazën interpretuese”.

ROLI NË FUSHË- ”S’ka asnjë rëndësi për mua. Mjafton të më udhëzojë trajneri rreth detyrës specifike dhe jam i gatshëm t’i përmbahem. Kemi grup me cilësi të lartë dhe konkurrenca e bën më të bukur garën mes njëri-tjetrit. Fjala e fundit për pozicionin në fushë i takon Nagelsmanit. Di të them se përshtatem lehtë, pavarësisht hapësirës”.

LËNDIMI NË DORË- ”Ndihem mirë, problemi në dorë ka kaluar. Edhe pse jam pak i ngathtë në kryerjen normale të ushtrimeve. Koha të lëmë energji negative pas dhe të shohim me optimizëm drejt së ardhmes”, vijoi mesfushori i “pancerave”.