Grabitje spektakolare në Athinë, 4 persona futen në dyqan dhe mbushin çantat me ora të shtrenjta. Pamjet

Një grabitje spektakolare me armë ka ndodhur në një dyqan orësh ka në qendër të Athinës. Një grup prej katër grabitësve u futën në dyqan në rrugën Kolokotroni dhe pasi kërcënuan me pistoletë punonjësin mbushën çantat dhe u larguan me orat e shtrenjta të vjedhura.

Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 10.30 të mëngjesit, kur 4 grabitësit të të maskuar kanë goditur punonjësin e sigurimit të dyqanit, kanë hyrë brenda dhe pasi kanë kërcënuar me pistoletë punonjësin, kanë marrë më shumë se 15 ora dhe më pas janë larguar me motorë. Ata janë shpallur ne kërkim nga autoritetet policore.