Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdag, zbuloi detaje të tjera nga sulmi me bombë në sheshin Taksim të Stambollit, ku deri më tani raportohet se 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa 81 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ai tha se gruaja që dyshohet se shpërtheu bombën, u ul në një stol, priti 45 minuta para se të ngrihej dhe më pas bomba shpërtheu.
Ata që kaluan pranë vendit, gjë që sipas ministrit turk nuk është e rastësishme, vrapuan të shpëtonin veten në panik.

“Një grua ulet në një stol për rreth 45 minuta dhe shpërthimi ndodh menjëherë pasi ajo ngrihet”, tha ministri turk i Drejtësisë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos mbështeten në lajme provokuese dhe të pavërteta.