Joshua Kimish kaloi në “laboratorin” e Tomas Tuhelit gjatë miqësores ndaj Bazelit si mbrojtës i djathtë. Trajneri i gjermanëve nuk i dha rëndësi kësaj zgjedhje taktike pas ndeshjes, duke u ndalur më tepër te loja në përgjithësi.
“Daily Star” pasqyron planin “djallëzor” të Mançester Sitit me në krye Pep Guardiolën. “Qytetarët” nuk kanë në plan të shpenzojnë miliona të kota këtë dimër për 28-vjeçarin gjerman, por do të presin përfundimin e sezonit dhe më pas do i “servirin” në tryezën e diskutimit palës gjermane 30 mln euro.
Skema në fjalë do nënkuptojë reduktim të pretendimeve aktuale të kampionëve, të cilat janë diku te shifrat 80 mln euro.
Përfundimi i kontratës në vitin 2025 dhe marrëdhënia e fortë me Pep Guardiolën i japin siguri kampionëve të Europës se Bajenri nuk shpëton dot nga ky “kurth”.
Barcelona mbetet një tjetër alternativë ku Kimishi mund të vazhdojë aventurën futbollistike, gjithmonë nëse vendos të largohet nga Mynihu.