Lajpcig dhe Mançester Siti janë ndarë në barazimin 1-1 në ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve.“Qytetarët” patën disa raste të mira për të zhbllokuar sfidën me Ruben Diaz ose Grilish, por avantazhi erdhi vetëm në minutën e 27’ me Mahrezin. Pjesa e parë u dominua plotësisht nga anglezët por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi. Gjermanët tentuan të rikthenin baraspeshën me Andre Silvën, por goli i barazimit erdhi në minutën e 70-të nga Gvardiol i cili shkundi rrjetën e Edersonit pas një goditje me kokë.
Kështu ndeshja e parë mbyllet në barazim, teksa ekipet do të kërkojnë kualifikimin në stadiumin “Etihad”
LAJPCIG 1-1 MANÇESTER SITI
70′ Gvardiol/ 27′ Mahrez