“Hamasi, nazistët e rinj”, Biden dhe Netanyahu konferencë të përbashkët: Jam i zemëruar për sulmin ndaj spitalit në Gaza, por…

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu kanë mbajtur një konferencë për shtyp pas vizitës së kreut të Shtëpisë së Bardhë në Izrael.

Netanyahu ka vlerësuar vizitën e Biden, i cili ndërroi edhe axhendën e tij për të vizituar sa më shpejt Izraelin pas sulmit të një spitali në Gaza.

Kreu i qeverisë izraelite i ka cilësuar militantët e Hamasit si “nazistët e rinj”, duke i krahasuar sulmet ndaj Izraelit sot me fatkeqësinë e holokaustit në Gjermaninë naziste.

Biden nga ana tjetër ka deklaruar për mediat se SHBA do sigurohet që Izraeli të ketë gjithçka që i nevojitet për të siguruar mbrojtjen e vendit nga sulmet armike.

 

 

Ai u shpreh se Hamasi nuk përfaqëson gjithë njerëzit palestinezë, ndërsa shtoi se është thellësisht i prekur dhe i zemëruar me sulmin e fundit në Gaza, ku u shkatërrua një spital me qindra pacientë.

Megjithatë ai iu drejtua kryeministrit izraelit Netanyahu duke i thënë se bazuar në atë që ka dëshmuar dhe ka parë, Izraeli nuk është përgjegjës për sulmin.