Hero në Superkupë, Edin Xheko “thumbon” Milanin: Të paktën e respektuam…

Edin Xheko ishte heroi i Interit në këtë takim me golin e dytë të sfidës kundër Milanit në Superkupë, duke u shpallur dhe “Lojtari i Ndeshjes”. Në një intervistë pas sfidës, ai zgjodhi të thumbonte rivalët, për festimet e tyre vitin e kaluar gjatë triumfit në kampionat.“Kur fiton atëherë feston, por gjithashtu e respekton kundërshtarin. Ne ja dolëm, fituam dhe festuam në mënyrën e duhur. Jemi të lumtur për këtë.

Kjo na jep më shumë siguri, më shumë energji. Kur fiton Superkupën atëherë fiton një trofe, por mbi të gjitha ne fituam një derbi, edhe pse larg shtëpisë. Ne ishim të mëdhenj, që nga fillimi e deri në fund.

Objektivat e radhës? Empoli asgjë tjetër. Le të festojmë sot. Më pas do të pushojmë pak dhe nesër do të mendojmë për ndeshjen e radhës”, u shpreh Xheko.