Interi është kthyer në finalen e Ligës së Kampioneve pas 13 vitesh, dukë kthyer lavdinë e klubit zikaltër edhe në arenën ndërkombëtare. Asokohe, Interi fitoi Ligën e Kampioneve, titullin dhe Kupën, për “Triplete” të famshme që hyri në histori në futbollin italian.
Një nga heronjtë e atij edicioni, Valter Samuel, ka komentuar kthimin në finale të Interit, duke “sponsorizuar” një nga emrat që njeh mirë, Lautaro Martinez, për ”Topin e Artë”. Samuel është pjesë e stafit të përfaqësueses së Argjentinës dhe mendon se me triumfet e këtij viti, Lautaro mund të bëjë të vetin trofeun e lakmuar.
“Siti ka bërë mirë dhe të gjithë mendojnë për ndeshjen e fundit ndaj Realit. Por Interi po rritet dhe ecën mirë, unë kam besim te Inzagi dhe djemtë, me Milanin i kam parë shumë të sigurt dhe mund të fitojnë.
Për të ndalur Haland nuk ka një sekret, duhet të punosh si repart. Këtë vit ka shënuar shumë, por ata kanë në përgjithësi një skuadër të mirë.
Lautaro Martinez e shoh si një lider, uroj që të luajë një finale të madhe. Kemi shumë besim te ai dhe Tuku Korrea, shprseojmë që Interi të fitojë. “Topi i Artë”? Gjëja që ai dëshion si të gjithë, është të fitojë ndeshje dhe trofe. Premiot individuale vijnë më pas, por lehtësisht mund të fitojë “Topin e Artë””, tha Samuel.