Nis me seancën paraprake të çështjes “Prisma” në gjykatën e Torinos një javë vendimtare për të ardhmen e Juventusit në frontin e drejtësisë.Do të jetë vetëm fillimi i shumë verdikteve, që do të sjellë njoftime të tjera delikate në ditët në vijim me dy data të tjera në kalendar.
Mbyllja e hetimeve për manovrimet me pagat në qendër të saj dhe më pas prononcimi i këshillit të shtetit për letrën “Covisoc”, që avokatët e Juves shpresojnë që të mund ta shfuqizojnë për shkak të një problemi formal, ose -15 pikëshin e famshëm të gjykatës së apelit.
Ndërkohë, gjyqtari i seancës paraprake, Marko Piço, do të duhet të vendosë për kërkesën për ngritjen e aktakuzës ndaj Juventusit dhe 12 të dyshuarve të tjerë, duke përfshirë drejtuesit e mëparshëm të klubit: ish-presidentin, Andrea Anjeli, Pavel Nedved, Mauricio Arrivabene, dhe Fabio Paratiçi, sot te Totenhemi.
Ata që mbështesin akuzën janë prokurori Marko Xhanolio dhe zëvendësi Mario Bendoni, ndërsa nuk do të jenë për çështje mundësie Çiro Stantorielo pas akuzave të shpërthyera për disa video të vjetra, të cilat e ekspozonin kundër klubit bardhezi.