Anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në fund të dhjetorit u mbaron dhe mandati 1 vjeçar, ndaj sot në KED hidhet shorti për anëtarët e rinj.
Altin Binaj zgjidhet zëvendës i Kushtetueses në KED.
Ndërsa Sokol Binaj është zgjidhur anëtar i përhershëm i KED-së. Sipas ligjit Binaj do të jetë edhe kryetari i ri i KED. Sandër Simoni është zgjedhur anëtar zëvendësues nga Gjykata e Lartë.
Nga kandidaturat nga Prokuroria e Përgjithshme:
-Anila Leka zgjidhet anëtare e KED
-Thoma Jano zgjidhet anëtar zëvendësues në KED
Kandidatët nga Gjykata e Apelit
23 ishin kandidatët e gjykatave të Apelit në vend për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2022, nga të cilët u zgjodhën 2.
Edlira Petri- zgjidhet anëtare e përhershme në KED
Enton Dhimitri- zgjidhet anëtar i përhershëm i KED
Rivan Hado-anëtar zëvendësues i KED
Prokurorë nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, anëtarët e përhershëm:
Arta Marku zgjidhet anëtare e përhershme e KED-së
Anëtari i dytë i përhershëm u zgjodh Etien Kapo
Anëtari zëvendësues:
-Genti Xholi
Ceremonia për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e kandidatëve po zhvillohet në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës do të hidhet shorti.
Sipas ligjit Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Presidenca ka njoftuar publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit. Gjithashtu ftohen përfaqësues nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.
Në KED zgjidhet 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit, 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit, 1 përfaqësues nga Gjykatat Administrative.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtarë me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.