Botërori i tretë në historinë e Argjentinës ishte edhe i 22-ti trofe në gjithë historinë e tyre, duke u konfirmuar kështu kombëtarja me më shumë trofe në historinë e futbollit botëror, 2 më shumë sesa rivalët e Brazilit (që janë rekordmenët 5 herë të Kupës së Botës).Në vend të tretë renditet një tjetër kombëtare amerikanojugore, Uruguai, me 19 tituj.
Gjithsesi, në kompeticionet e njohura vetëm nga FIFA, bardhekaltrit kanë 19 trofe dhe renditen sërish të parët, përpara Uruguait me 19 dhe Brazilit me 18.
Më pas renditen Meksika (12 trofe), Gjermania (8), SHBA (8) dhe më pas janë Egjipti (7), Italia (7) dhe Franca (7).