Huliganët e Polonisë të dielën në “Air Albania”/ Zhurmë, kaos dhe përleshje, çfarë e pret Tiranën më 10 shtator

Shqipëria e futbollit do luajë të diel kundër Polonisë në “Air Albania”. Sfida e orës 20:45 vlen për grupin E kualifikues të Euro 2024, me kuqezinjtë që para këtij dueli udhëtojnë drejt Pragës, ku luajnë me Çekinë po për “Gjermani 2024”.

Për ndeshjen që luhet në Tiranë, janë konfirmuar të paktën 1200 ultras polakë. Të njohur për ashpërsinë dhe përleshjet në stadiume, duket se policia dhe security në kryeqytetin tonë do kenë një punë të vështirë për menaxhimin e tyre.

Hera e fundit që ultrasit e Polonisë ishin në Shqipëri, daton në 12 tetorin e 2021, kur për kualifikueset e Botërorit kuqezinjtë humbën 0-1 me një gol të Karol Sëiderski në të 77 minutë.