Martin Dubravka sot ka përjetuar një moment mjaft të veçantë të karrierës së tij. Portieri është shpallur fitues i Kupës së Ligës në Angli, duke qenë pjesë e skuadrës humbëse në finale dhe do të marrë medaljen e fituesit. Ngjarja e veçantë ka ndodhur për shkak të rregulloreve që ka në futbollin anglez.Martin Dubravka është një futbollist i Njukasëll, por në pjesën e parë të sezonit, u dha në huazim te Mançester Junajtid. Aty, ai ishte numrin 2 pas De Gea, teksa u aktivizua vetëm në dy ndeshje. Të dy këto ndeshje ishin pikërisht në Kupën e Ligës.
Por në janar, Njukasëll e ktheu nga huazimi dhe për shkak të aktivizimit me Junajtid në këtë turne, ai nuk ishte i pranishëm në finalen e Kupës së Ligës meqë ishte regjistruar në aktivitet me ”djajtë e kuq”.
Si për ironi të fatit, nëse Njukasëll do të fitonte, ai nuk do të mund të merrte medaljen e fituesit, pasi nuk kishte luajtur me ekipin e tij në Kupën e Ligës. Por si pjesë e Junajtid gjatë turneut dhe i aktivizuar për më tepër, atij i takon medalja e fituesit me “djajtë e kuq” të cilët fituan me shifrat 2-0 në “Uembli”.