Humbi një fëmijë në 2016-ën, Leva: Me Hansi Flik kapa majat, por s’isha i lumtur te Bajerni

Robert Levandovski është një nga futbollistët profesonistë të nivelit më të lartë. Por Leva njihet nga të gjithë edhe si një person model në jetën e përditshme.Ai ka rrëfyer jetën e tij në dokumentarin më të fundit në “Amazon” së bashku me bashkëshorten Ana. Të dy janë shfaqur të sinqertë, duke treguar dhe hollësi private nga jeta e tyre. Si Robert Levandovski ashtu edhe bashkëshortja e tij Ana kujtojnë si “momentin më të vështirë” të jetës së tyre, abortin që pësoi gruaja e tyre pak para nisjes së “Euro 2016”. “Duhej të fokusohesha te futbolli, por gjatë gjithë kohës kisha një çështje më të rëndësishme në mendjen time. Tifozët nuk e kishin idenë, thjesht prisnin që unë të shënoja gola dhe do të ishte Roberti”, thotë 34-vjeçari.

Ai dha detaje më të thelluara për këtë çështje: “Më kujtohet koha e Kampionatit Evropian në Francë. Ishte koha kur unë dhe Ana po përpiqeshim të kishim një fëmijë. Ajo kishte fluturuar për të më parë (në grumbullimin e kombëtares së Polonisë) dhe disa ditë më parë doli që ajo kishte dështuar. Edhe pse privatisht je zemërthyer, i zhgënjyer dhe i trishtuar, në realitet duhet të përballesh me të gjitha duke dalë në fushë, duke u përpjekur të fokusohesh në atë që duhet të bësh dhe për të cilën paguhesh”. Ai ka flet me gruan e tij për atë moment të vështirë.

“Ishte një situatë e vështirë për ne si familje. Menjëherë pasi luajtëm Kampionatin Evropian në Francë dhe arritëm në çerekfinale me Poloninë… me ekipin gjithçka ishte mjaft e këndshme, por nuk mund të harroja atë që na kishte ndodhur si familje. Ishte një sfidë për mua: si të mësoj të përballem me situata të vështira private dhe të vazhdoj të gjej rrugën e duhur për të qenë i denjë në fushë”, tha ai.

MREKULLIA – Nëj vit më pas (2017), familjes Levandovski iu kthyer gëzimin e lumturia me lindjen e vajzës, Klarës. Edhe pse ata kanë pranuar se lindja e vajzës mund të kishte rezultuar fatale për mamanë.

“Kam mbijetuar me vështirësi”, ka thënë Ana Levandovska në rrëfimin e saj. “Ana humbi shumë gjak. Mjeku tha më pas se mund të përfundonte shumë më keq… Ndërsa po luftonte unë mbajta Klarën në krahë dhe në atë moment nuk e kuptova që rreziku ishte kaq i madh”, ka rrëfyer i përlotur Levandovski. Krejt ndryshe me vajzën e dytë (Laura), lindja e së cilës siç ka rrëfyer çifti nuk pati aq shumë vështirësi.

BAJERNI – Levandovski ka folur dhe për jetën e tij të lidhur me futbollin dhe veçanërisht Bajernin e Mynihut, të cilin e la pas 8 sezonesh për t’iu bashkuar Barcelonës verën e kaluar.

“Me Hansi Flikun ka qenë periudha ime më e mirë. Mund të vijoja të qëndroja tek Bajerni si detyrim, por jo për kënaqësi”, tha Leva.