Humbja e Milanit ndaj Çelsit, Kalulu: Nuk ishte penallti, kartoni i kuq na i prishi planet

Si çdo lojtari apo tifozi kuqezi, edhe Pier Kalulusë nuk i del e keqja për mënyrën se si erdhi humbja kundër Çelsit me rezultatin 0-2.

Mbrojtësi i “Djallit” u shfaq shumë i nervozuar në ritualin e intervistave për mediat e pranishme në “San Siro” për sfidën me Çelsin.

“Episodi i kartonit prishi gjithçka. Unë e shoh ndryshe.

Sulmuesi i Çelsit e përfundon aksionin dhe faulli i Tomorit është i lehtë nëse vërtetë ka faull.

Në këto nivele nuk mund të sanksionohet.

Donim shumë të bënim një ndeshje ndryshe nga ajo e Londrës, por tani na ngelen dy gara të rëndësishme për të kaluar përtej fazës së grupeve. Do të bëjmë të pamundurën për t’u kualifikuar”, ka deklaruar francezi.