Interi mposhti Porton me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionve, duke hedhur një hap përpara në rrugën e kualifikimit. Pas përfundimit të sfidës, trajneri i portugezëve Serxho Konseiçao doli në konferencë për shtyp për të analizuar duelin.Ai pati kritika për arbitrimin, teksa u shpreh se bashkë me Otavion duhet të largohej me karton të kuq edhe Lautaro Martinez.
“Mendoj se është i drejtë (rezultati), dhjetë minutat e fundit ishin të vështira për ne. Otavio u përjashtua, kartoni mund të qëndronte atje pasi edhe lojtarë të Interit e merituan. Mendoj se Lautaro duhet të ndëshkohej me të kuq. Ai nuk do të kishte luajtur në Dragao, por kështu vendosi arbitri… Nuk e di nëse është e drejtë, vlerësoni ju”, është shprehur Serxho Konseiçao