Tashmë është zyrtare, Kristofer Nkunku ka vendosur për të ardhmen e tij teksa do të vijojë bashkëpunimin me skuadrën e Lajpcigut.
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili ishte objekt dëshirash i klubeve më të mëdha europiane ka firmosur një kontratë 4-vjeçare që do ta mbajë të lidhur te klubi i njohur i Bundesligës për të paktën deri në vitin 2026.
Francezi ra në sy me paraqitjet e tij sezonin e kaluar në Bundesliga teksa në 34 ndeshje të zhvilluara, ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar gjithashtu edhe 13 asiste për shokët e skuadrës.
Ky ishte sezoni i tretë me Lajpcigun, teksa më parë Nkunku ka qenë pjesë edhe e PSG-së.