Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku është paraqitur sot në SPAK bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij. Deputeti socialist po pyetet për kallëzimin e bërë në mars të 2021 nga Artur Meçollari.
Në dalje nga SPAK pas gati 3 orësh, Meçollari u tha mediave se u pyet për privatizimin e Sarandës, kallëzimin e tij. Ai pretendon se në atë zonë i është dhënë çdo centimetër privatit.
Mësohet se ish shefi i FA Bardhyl Kollçaku i ka dhuruar bregdetin Oligarkut Shefshqet Kastratit dhe Tan Dulakut dhe për këtë afreë koruuptive pritet prangosja e këtij subjekti.
Ish zëvendës shefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin Begaj përpos Kollçakut. Një thirrje nga Prokuroria sot e ka marrë dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka në cilësinë e pozicionit që ka pasur.
Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit. Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet. I pranishëm ka qenë edhe vetë Meçollari.
Më herët Meçollari ka artikuluar publikisht akuza edhe për ish shefin e Shtabit sot Presidenti Bajram Begaj, por nuk dihet nëse SPAK ka interes të thërrasë edhe kreun e shtetit si person në dijeni për të dhënë shpjegime.
Nga ana tjetër, Kollçaku nuk dha detaje lidhur me privatizimin e pronave të ushtrisë duke thënë se ajo për të cilën u pyet është sekret hetimor dhe do të merrej vesh në momentin e duhur.