Ende pa u ambientuar me burgun drejtori i arrestuar nga SPAK për aferën e inceneratorëve, Florian Muçajn, drejtoresha e re e përkohshme e Albpetrol, Alketa Hila, ka rënë duart e të fortëve dhe krimit të organizuar.
Nëse Florian Muçajn dëshmoi me veprime konkrete se ishte një lolo e grupeve krimimale të Fierit, Alketa Hila thjeshtë po firmos aferat me tendera që kishte përgatitur Muçaj.
Disa ditë pasi u komandua në krye të Albpetrol, Alketa Hila, ka firmosur një tender me vlerë 1.8 miliardë lekë për Renato Salin, i njohur edhe si Renato Çamin, i lakuar si personazh i botës së krimit në Fier.
Gara ka qenë formale dhe tenderi është paracaktuar për Salin, çka e tregon edhe fakti që oferta fituese është sa fundi limit.
Bëhet fjalë për tenderin për blerje gazoil 10 ppm, me vlerë rreth 2 milionë USD bashkë me TVSH. Fituese është shpallur kompania AGA -1, e cila kontrollohet nga Renato Sali, i cili ka kapur dhe kontrollon Albpetrolin, pavarësisht ndryshimit të drejtorëve.
Askush nuk flet se kompania shtetërore e naftës në Shqipëri sot kontrollohet nga disa grupe kriminale dhe të ashtuquajtur të ‘fortë’ të Fierit.
Renato Sali, i njohur edhe si Renato Çami apo Renato Saliu, është akuzuar dhe denoncuar nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha si nyja e krimit në Fier.
Renato Sali është akuzuar se së bashku me Gramoz Yzeirin, në vitin 1998, kanë vrarë shtetasin Xheladin Qelia. Për këtë ngjarje është dënuar Gramoz Yzeiri, i cili është ekstraduar nga SHBA në vitin 2009, ndërsa Sali nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë.
Renato Sali doli edhe një herë në skenë në vitin 2017, ku u akuzua nga Berisha dhe Basha se kishte marrë peng një 19-vjeçar, ngjarje e cila u fsheh nga policia.
Sali vepron kruesisht në njësitë vendore të Qarkut të Fierit, duke marrë tendera të paracaktuar në tavolinë. Armando Subashi, siç edhe e ka akuzuar Petro Koçi, kontrollohet nga Renato Sali dhe Ben Qimja, ku i pari kontrollon tenderat, ndërsa i dyti ndërtimet.
Nga ana tjetër Alketa Hila, dikur drejtoreshë e Fondit te Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.
Ajo është lakuar për afera intensive kur drejtonte Fondin, në bashkëpunim me ikonën e korrupsionit, Ilir Beqja, i cili pritet të arrestohet nga SPAK. / Pamfleti