“I kalon 41 golat e Levës”, legjenda e Bajernit vendos bast për Herri Kejnin

Lotar Mateus ka marrë rolin e protagonistit në “arenën” e deklaratave ndaj Bajernit. Pas replikave me Hënesin para disa muajsh, radhën e kishte Tomas Tuhel, aq sa ata u “përplasën” edhe në fushë me ironi të vazhdueshme, e cila përfundoi me largimin në mes të intervistës prej trajnerit bavarez. Ditën e djeshme duket se Mateus ka ndryshuar qasje, të paktën në lidhje me Herri Kejnin.

62-vjeçari gjerman nuk ka asnjë dyshim se sulmuesi anglez do ta thyejë rekordin e Robert Levandovskit në Bundesligë. Më tej “rekordmeni” (ky term i referohet statusit si lojtari me më tepër ndeshje te “pancerat”, 150 takime), i druhet Musialës në sajë të ndeshjeve me përfaqësuesen.

REKORDI I 41 GOLAVE- “Pas ruajtjes së trendit pozitiv ndaj ekipeve jo të lehta në mbrojte si Dortmundi dhe Haidenhaimit, parashikoi se Kejn do ta kalojë kuotën e finalizimeve prej Levës. Rruga është e gjatë, vetëm ndonjë dëmtim i rëndë do ta bënte të pamundur, por s’besoj, marrë në konsideratë rezistencën e anglezit.

Ai ka luajtur në Premier Ligë, kampionati më dinamik dhe ia ka dalë, ndërsa Gjermania disi më e butë në ndërhyrje. Interpretimi i pykës së kampionëve në ligë vërtetë speciale. Mjeshtëria në ndaljen e topit, ekzekutimin e goditjeve, qetësia dhe mbështetja që u fal shokëve të ekipit e ka ngritur kaq lart grupin e Tuhelit”, vijoi Mateus.

Aktualisht futbollisti me numër “9” në kampin e gjigantëve nga Mynihu regjistron 17 gola pas 11 prezencash, e përkthyer me mesatare “jashtëtokësori”, 1.5 gola për ndeshje.

KUOTA E 150 NDESHJEVE- Lotar Mateus krenohet më të drejtë si futbollisti që ka djersitur më shumë ndeshje fanellën e Gjermanisë, plot 150 herë, si askush tjetër. Megjithatë, statistikat e talentit Xhamal Musiala ia kanë futur frikën.

“Musiala është vetëm 20 vjeç, ka luajtur 25 takime me përfaqësuesen, impresionuese, njëherazi rrezik për rekordin që unë mbaj te Gjermania. Në varësi të viteve mbi shpinë, Xhamali është përpara meje dhe nëse mban këtë trend duhet të jetë e vështirë të gjendem sërish në krye gjatë”, përfundoi Mateus në hapësirën e tij televizive te rrjeti “Sky Sport.de”. Legjenda e mësipërme i ka fituar të gjitha në karrierë si futbollist, nga “Topi i Artë”, “Kupa e Botës” e deri tek “Euro 1980”.