I la vendin në fushë Ibrahimoviçit shqiptar, sulmuesi i Bajernit i revoltuar me trajnerin pas zëvendësimit

Gjendja e vështirë në Mynih me situatat e fundit vazhdon të buçasë ende, ku një tjetër episod i ka ndjekur në takimin e fundit, atë ndaj Bohumit. Leroi Sane do të zëvendësohej në fushën e blertë në minutën e 77-të për t’i lënë vend talentit Arijon Ibrahimoviç.Reagimi i anësorit gjerman tërhoqi vëmendje të madhe, pasi ai nuk e priste këtë lëvizje, madje shkoi deri në atë pikë sa mos t’i jepte dorën trajnerit.

Ky tension u dallua edhe te drejtuesit, si Salihamixhiç ashtu edhe Kahn në momentin kur kamera u inkuadrua tek ata.

Pakënaqësia e dy arkitektëve bavarezë i dha akoma tepër nuanca nervozizmi, të cilat shprehin rrezikshmërinë e veprimeve të tilla në këtë pikë të sezonit.