I mjafton Ken, VAR-i ndihmon Juventusin të ngjitet në vendin e tretë në Seria A

Juventus ka mundur në transfertë Veronën në javën e 14-të të Seria A. Goli i vetëm u shënua nga Moise Ken në minutën 60′.

Gjatë pjesë së parë pata disa tentativa për të shënuar, por pjesa e parë u mbyll 0-0. 10 minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë, Juventus kaloi në avantazh me Moise Ken. Më pas vijuan protestat e vazhdueshme nga ana e vendasve. Ata pretenduan për penallti, por VAR-i nuk e pa të arsyeshme. Në minutat e fundit Aleks Sandro shkakton faull dhe ndëshkohet me karton të kuq.

Me 10 lojtarë në fushë, bardhezinjtë marrin tre pikë të vlefshme duke u ngjitur në vendin e 3-të me 28 pikë ndërsa Verona në vendin e 20-të me 5 pikë.