Ditët e fundit Fenerbahçe është rikthyer për të tentuar një ofensivë të re në janar për Rade Kruniçin. Në favor të një negocimi të mundshëm janë mungesa e një marrëveshjeje për rinovimin me kuqezinjtë dhe pozicioni i titullarit në rrezik duke konsideruar edhe rikthimin e Benaserit.
Klubi turk beson se mund ta bindë Milanin. Për të dëshmuar këtë fakt, drejtori sportiv i klubit turk Mario Branko do të zbarkojë së shpejti në Itali për të biseduar me drejtuesit e “djallit” për të gjetur një marrëveshje për transferimin e Kruniçit në Turqi.
Stambollasit do të ofronin një kontratë me 3 milionë euro në sezon, praktikisht dyfishi i asaj që Kruniç paguhet aktualisht në Milano.