Pothuajse i sigurt se nuk do të rinovojë kontratën e tij që skadon me Liverpulin, Tiago Alkantara mund t’i kalojë vitet e fundit të karrierës së tij në Itali, vendi në të cilin ai ka lindur pasi babai i tij Mazinjo luante me Barin.
Siç raportohet nga kolegët anglezë të “Daily Mail”, Juvja dhe Interi do të ishin të interesuara për afrimin e tij. Mesfushori spanjoll i lindur në 1991 do të vinte falas e mund të mjaftonte një ofertë me kontratë dyvjeçare.
Mbetet për t’u parë nëse Tiago Alkantara do të jetë i gatshëm të bëjë lëshime të rëndësishme për pagën e tij, aktualisht në 12 milionë euro në sezon, shifër kjo absolutisht jashtë kufijve për Interin dhe Juven, por sidoqoftë bardhezinjtë nuk janë dorëzuar e mund të përdorin pagën e Pogbasë për të financuar operacionin për afrimin e Alkantarës.