Një grua nga Librazhdi, videoja e së cilës u shpërnda në mënyrë virale në mediat sociale ditët e fundit pasi u kap nga prindërit e bashkëshortit në shtrat me të dashurin, ka paralajmëruar padi ndaj këtyre të fundit.
Në momentin që vjehrra, vjehrri dhe persona të tjerë mësynë në banesën ku jetonte 20-vjeçarja, kunati i saj filmoi gjithçka ndodhte me anë të një celulari. Pamjet iu dërguan babait dhe bashkëshortit të saj, ndërsa nuk dihet se si ato rrodhën në mediat sociale.
“Videon iu lutem duhet të fshihet. Do bëj një denoncim për vjehrrin dhe vjehrrën dhe të gjithë”, u shpreh ajo në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”.
DËSHMITË
Gjatë intervistës, vajza tha se ka tre vite që ishte martuar dhe se ishte fejuar me shkesë. Ajo deklaron se bashkëshorti i saj ishte në Gjermani ku punonte, duke deklaruar se i kishte kërkuar që ta merrte me vete pasi nuk mund të jetonte në Librazhd.
“Isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen, se dija ça do ndodhte dhe pranova. Ma mbushi mendjen familja e burrit dhe babai im më thoshte: është familje e mirë. Ma mbushën mendjen dhe ma bënë top: është familje e mirë. Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty. Dhe më njohën. Ishte vjehrra që më zgjodhi”, u shpreh ajo.
Gruaja thotë se bashkëshorti qëndroi 1 muaj herën e fundit dhe më pas iku sërish në Gjermani, duke shtuar se kishte dy vjet që punonte në shtetin gjerman.
“Dy vite. Kur jam njohur, ka qenë disa kohë këtu dhe erdhi tani një muaj dhe më pas iku prapë”, shtoi ajo.
“MË DROGUAN”
E reja pretendon se natën kur u filmua videoja që u shpërnda në rrjetet sociale ishte në gjendje jo të mirë emocionale, duke pretenduar se e kishin droguar.
“Atë natë unë kam fjetur gjumë, ata nuk e di, më droguan se di ç’më kishin futur. Çelësin e kanë lënë jashtë. Kishin çelës të vetin ata. Unë konsumova darkë me ta. Mua më merreshin mend atë natë, nuk e di ç’më ndodhi. Atë natë shkova në spital, më vendosën oksigjen, kam ende dhimbje. Nuk isha mirë, kisha dridhje. Shkova në shtëpi. Nga ora 22:00, ishte ai djali aty. Ata erdhën, më kapën komshinjtë me shkopinj. Kisha 1 muaj e gjysmë me atë djalin. Ai nuk e dinte që isha e martuar. Ishin shumë persona, ishin mbledhur të gjithë burrat aty. Më hoqën batanijen. Më tha vjehrri një fjalë të pisët, se duroj dot”, u shpreh ajo.
Ajo rrëfeu se bashkëshorti i saj i kishte deklaruar se nuk kishte qenë asnjëherë i lidhur.
“Nuk është se e kemi shijuar. Edhe kur ishte këtu më shumë rrinte nëpër lokale. Unë qëndroja me vjehrrën dhe vjehrrin”, thotë më tej.
Vajza deklaron se është dhunuar edhe nga babai i saj dhe se është kërcënuar me vrasje nga vëllai.
“Prindërit kanë reaguar keq, i ranë të fikët. Ata s’e prisnin. Babi është shumë keq, mami duket sikur po e kalon, por babi nuk mundet. Kam folur me bashkëshortin. Vetëm më ka mallkuar. Jam pajisur me urdhër-mbrojtjeje. Dua të ruhem nga babai. Nuk e di se nga më vjen rreziku. Kam frikë. Unë me babin nuk flas dot. Me babain nuk flas dot, s’e kam frikë. Ai nuk i duron dot ato që kanë ndodhur dhe thotë fjalë të pista. Nuk do që të më shoh me sy, asgjë. Vëllain e kam në Greqi dhe më tha: kur të vijë aty do të vras”, tha ajo.
“Më donin shërbëtore”, përballja nuse-vjehërr
Gruaja 20-vjeçare nga Librazhdi deklaron se vjehrra dhe vjehrri donin ta bënin shërbëtore.
“Donin të më bënin shërbëtore. Ata më fejuan që të bëja punët. Unë punoja dhe tokën, punoja dhe në shtëpi, unë aq fuqi kisha. Ata donin dikë që t’i shërbente. Këtë e kam kuptuar vetë. Banesa është blerë në emër të vjehrrit. Unë vetëm flija te shtëpia ime, ndërsa të gjitha gjërat e tjera i bëja tek ata”, thotë ajo.
Ndërsa vjehrra deklaroi se nuk e kanë cenuar në asnjë moment dhe e reja ka pasur lirinë për të bërë ato që donte. Ajo hodhi poshtë pretendimet e 20-vjeçares se e mbanin në shtëpi për ta mbajtur në punë.
“Për çdo gjë do iki këtu po, do blej këtu po. Asnjë nuk ia ka prish. As nuk jemi zënë për asgjë fare. Nuk e kam shfrytëzuar fare. Vinte nga puna i thosha çlodhu. Ajo rrinte lart nuk e di çfarë bënte aty lart. A u çlodhte a rrinte në telefon nuk e di”, deklaroi ajo.