I strehuar për t’i shpëtuar sulmeve ajrore, futbollisti që u bë i famshëm në luftë drejt Juventusit

Merkatoja e verës është mbyllur megjithatë skuadrat kanë nisur që tani të mendojnë për janarin ose ndoshta edhe verën e ardhshme. Drejtori sportiv i Juventusit, Xhuntoli ka sonte një mision të rëndësishëm në ndeshjen mes Italisë dhe Ukrainës, në “San Siro”.

Për Ukrainën, luan sulmuesi Gorgi Sudakov i cili ka shkëlqyer me Ukrainën por edhe me Shakhtar Donjeskun. 21-vjeçari është në radarët e Juventusit dhe shihet si një futbollistit më të mirë të Ukrainës, ku së bashku me Zinçenkon dhe Mudrik, duhet të udhëheqin skuadrën drejt Europianit.

Sudakov u bë i famshëm më shumë në fillimet e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai qëndroi për disa ditë në një bunker nëntokësor për t’i shpëtuar sulmeve ajrore nga forcat ruse. Fotot e tij u bënë virale pasi ishte së bashku me të dashurën e cila ishte shtatzënë dhe e kishte mbuluar me xhupin e skuadrës së Shakhtarit.