I zbulohet kokaina e fshehur në çorape, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali, ishte regjistruar si azilkërkues

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italianë pasi u kap me lëndë narkotike.

Mediat e huaja raportojnë se 20-vjeçari shqiptar kishte fshehur në çorape 21 gramë kokainë. Skuadra e Pesar gjatë kontrollit zbuloi drogën e fshehur nga i riu shqiptar.

Gjithashtu policia italiane bën me dije se i riu shqiptar ishte azilkërkues.

Hetimet zbuluan se ai disa muaj më parë kishte mbërritur në Pesaro ku edhe kishte filluar të tregtonte drogë të llojit kokainë,.