Ibrahimoviç hyn në fushë dhe vendos rekord të ri, kalohet edhe ikona Kostakurta

Zlatan Ibrahimoviç është kthyer sot përsëri në fushat e lojës në Serinë A. Sulmuesi suedez mungonte që në majin e kaluar në radhët e Milanit, si pasojë e dëmtimit dhe ndërhyrjes kirurgjikale që iu desh të kryente.Por sot, ai i ka dhënë fund kalvarit duke luajtur minutat e parë të këtij sezoni. Një aktivizim i cili e ka vendosur në librat e rekordeve të klubit kuqezi. Sipas “Opta”, Ibra bëhet lojtari më i vjetër që ka veshur fanellën kuqezi në Serinë A në epokën kur vlerësimi i fitoreve u bë më 3 pikë.

Rekordin e mëparshëm e mbante Alesandro Kostakurta, i cili ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në moshën 41 vjeç e 25 ditë. Kurse Ibra sot vendosi rekordin e ri, në moshën 41 vjeç e 146 ditë, shifër të cilin do ta përditësojë në vijim sa herë të kthehet në fushë me fanellën e kësaj skuadre.