Icardi, çfarë figure! U përpoq të imitonte dyshen Messi-Suarez, por gabon në mënyrë të pabesueshme

Suarez-Messi, ish dyshja e famshme e Barcelonës, do të kujtohet gjatë edhe për atë penallti të ekzekutuar vite më parë, një penallti që më pas u kthye në trend në botën e futbollit, ku të shumë janë përpjekur ta imitojnë. Skena e fundit vjen nga Turqia, ku ishte pikërisht Mauro Icardi që u përpoq ta rikthente edhe një herë në vëmendjen e tifozëve, por përfundimi nuk ishte i njëjtë, ishte një zhgënjim total.

Icardi gaboi në mënyrë të pabesueshme, ku me portën e boshatisur e dërgoi topin jashtë. Për fat të mirë, Icardi u tregua i saktë pak minuta më pas ku me një goditje brenda në zonë dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Gallatasarit fitoren në transferetë përballë Istanbulspor.