Markus Turam do të jetë sulmuesi më i ri i Interit. Ish-sulmuesi i Gladbahut ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në Milano dhe fillimisht do të kryejë vizitat mjekësore me zikaltërit e më pas do të firmosë kontratën me skuadrën e tij të re.
Sulmuesi francez vjen te Interi me parametra zero duke qenë se kontrata me gjermanët e Gladbahut ka përfunduar. Për shërbimet e tij, interesohej edhe Juventusi e Milani, me këta të fundit që dukej se po arrinin në akord me futbollistin por në fund ka ndryshuar gjithçka dhe Interi arriti të siguronte shërbimet e tij.
Vlera e Turam në treg arrin në 32 milionë euro teksa me Interin do të firmosë një kontratë 5 vjeçare. Prezantimi i Turam pritet të bëhet ditët në vazhdim, pasi lojtari të kryejë vizitat dhe të firmosë kontratën me klubin.