Interi nuk do të ndalet në merkato, nis negociatat për mbrojtësin e Totenhemit

Interi vazhdon të kërkojë përforcime në mbrojtje, me zikaltrit që kanë shtuar në listën e dëshirave një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për Xhafet Tanganga, i cili duket se nuk është në planet e Totenhemit.

Gjithsesi Interi nuk është gati që të paguajë për të dhe në këtë mënyrë kërkon që ta afrojë në formën e huazimit me të drejtën e blerjes.