Interi përmbys PSG-në me Asllanin në fushë, zikaltrit e mbyllin me fitore fazën përgatitore në Japoni

Interi ka arritur të fitojë me përmbysje kundër PSG-së në sfidën e zhvilluar në Tokio, e cila u mbyll me rezultatin 1-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin parizienët me anë të një supergoli të shënuar nga Vitinja në minutën e 63’.

Gjithsesi për zikaltrit mendoi stoli, me Espoziton dhe Sensin që shënuan dy gola në dy minuta përpara fundit të takimit për të përmbysur shifrat.

Në këtë sfidë u aktivizua dhe Asllani në minutën e 64’, duke dhënë kontributin e tij në këtë fitore.

Kështu Interi e mbyll me triumf fazën përgatitore në Japoni, teksa më 9 gusht do të përballet me RB Salcburg.

Nga ana tjetër PSG do të luajë kundër skuadrës koreane të Xheonbuk më 3 gusht.

REZULTATI:

PSG 1-2 INTER

Vitinja 63′ / Espozito 81′, Sensi 83′