Interi po ecën mirë pa Shkriniarin”, Marota: Uroj që Zhangu të qëndrojë, më pëlqejnë gënjeshtrat e bardha

Kush e kap Marotën? Kjo është një frazë që mund të jetë alarmante. Sidoqoftë, mos u shqetësoni, është thjesht titulli i një ngjarjeje speciale të propozuar nga “Cronache di Spogliatoio”, që nxjerr në pah edhe më shumë drejtuesin e Interit. I pyetur nga disa fëmijë me mikrofona në dorë, 66-vjeçari nuk iu shmang pyetjeve të shumta që iu bënë. Ai u rrëfye pra problem duke nisur nga e kaluara e deri për të ardhmen e tij personale dhe klubore, pa harruar një të tashme plot kënaqësi.

Lautaro ka refuzuar oferta nga ekipet e mëdha. Mendoni se mund të bëhet një flamur i Interit?

Lautaro është para së gjithash një futbollist shumë i mirë, por edhe një baba shumë i mirë. Ai është një lojtar që ka vlera të rëndësishme brenda tij sepse e do Interin, ashtu siç e do edhe Interi atë. Dëshiron të qëndrojë dhe jemi të lumtur ta mbajmë. Sot ai është tashmë një flamur sepse është kapiten. Nëse ju japin shiritin, kjo është sepse ka pakëz diferencë në krahasim me të tjerët.

A ju zemëroi Kristiano Ronaldo kur ishte në Juventus?

Është një lojtar shumë i mirë dhe ende dhe mbi të gjitha një kampion i madh. Kampion është ai person që arrin t’u përcjellë besimin shokëve të skuadrës. Ishte disi lideri i skuadrës, ishte më i famshmi dhe i udhëhoqi të tjerët në ndeshje. Pra, ishte sfiduese, por s’më zemëroi.

A ka rrugë të tjera që do të kishit dashur të ndiqnit në botën e futbollit?

Kisha dy rrugë që mund të ndiqja, të isha trajner ose gazetar. Në 6 muajt e parë u përpoqa t’i bëja të dyja dhe në fund zgjodha të jem drejtues, edhe sepse më erdhi rasti. Kur fiton përvojë, mund t’i menaxhosh më mirë situatat. Jam i famshëm sepse shpesh e kthej përgjigjen pa thënë asgjë. Kjo është një mënyrë për t’u përgjigjur. Ose të thuash gënjeshtra të bardha, që megjithatë ngjan si politikë.

Çfarë ndodhi me Shkriniarin?

Kishte disa dallime, disa vështirësi mes tij dhe Interit. Kjo çoi në prishjen e marrëdhënieve të miqësisë dhe përkatësisë që ekzistonte mes nesh. U ndamë, ai shkoi në Paris dhe vazhduam pa të. Dhe do thoja se po e bëjmë në mënyrë të mirë.

Kush ishte lojtari më pak i vlerësuar që keni nënshkruar dhe që doli të ishte një kampion i madh?

Ka shumë shembuj. Më i fundit është ai i një profesionisti të madh që ka luajtur për kombëtaren, Mateo Darmian. Ai është një djalë që unë dhe Ausilio e blemë për shumë pak para dhe sot është një lojtar qe vlen shumë më shumë se sa kemi paguar për të, është nga ata qe e respektoj më shumë për seriozitetin dhe vlerat që ka. Shpresoj ta marrim si shembull, Mateo është një djalë që ka treguar ngadalë vlerën e tij, pa i lënë shumë hapësirë gazetave dhe televizioneve.

Por blerja më e vështirë?

Sot është një lojtar që quhet Pogba. Ai ishte pak më i madh se 20 vjeç kur e morëm dhe ishte një negociatë shumë e ndërlikuar. Për shkak se ai erdhi nga Mançester Junajtidi, nuk kishte nënshkruar rinovimin kështu që kishte shumë skuadra që e kërkonin atë. Ishte e vështirë për të negociuar blerjen e tij, shumë komplekse.

A mbetet Zhangu në krye të Interit?

Zhang është i ri, i aftë, ambicioz dhe i pëlqen të jetë president i Interit. Kështu, le të shpresojmë se do të qëndrojë, ne të gjithë jemi duke bërë tifo për të.

Dhe çfarë do të bëni pas Interit?

Në jetë ka mundësi të tërhiqesh edhe kur je më i ri dhe është e drejtë që secili të ndjekë pasionet e veta. Kur them se pas futbollit do të doja të futesha në politikë, është sepse më pëlqen të merrem me problemet e fëmijëve, veçanërisht në fushën e sportit. Në Itali kemi ende probleme, nuk ka struktura, terrenet stërvitore, dhomat e zhveshjes nuk janë të përshtatshme. Do të doja të përkushtohesha për të bërë këto gjëra, për të përmirësuar cilësinë e sportit në Itali. Është diçka që e bëj me pasion dhe për të mirën më të vegjëlve.