Simone Inzagi ka paralajmëruar në konferencën për shtyp se do të aktivizojë nga minuta e parë Davide Fratezin, por ka zbuluar pak për pjesën tjetër të formacionit. Gjithsesi, nga stërvitjet e fundit të kryera në Apiano Xhentile, risia pritet të nisë që nga sulmi, aty ky projektohet dyshja Sançez-Turam me Lautaron që do ta nisë nga stoli.
Fratezi do të marrë vendin e Barelës, ndërkohë që Çalhanoglu dhe Mikhitarian do të startojnë, me Asllanin që mund të aktivizohet gjatë ndeshjes.
Nuk do të ketë ndryshim në të majtë me Dimarkon, kurse në të djathtë nga minuta e parë pritet Huan Kuadrado për të marrë vendin e Dumfrisit të dëmtuar.
Në të njëjtin krah në prapavijë pritet Darmian, që do të formojë treshen para Zomerit me Açerbin e Kalros Auguston. Inzagi do të aktivizojë brazilianin në të majtë, ndërsa ka zgjedhur të lejojë Bastonin e rikthyer nga dëmtimi të rikuperojë.