Iraku u eliminua nga Kupa e Azisë, gazetarët irakianë tentuan të godasin trajnerin e tyre në konferencën për shtyp

Me humbjen 2-1 nga Jordania, Iraku u eliminua në fazën e grupeve të Kupës së Azisë. Pas takimit, në konferencë për shtyp, trajneri i kombëtares irakianë, Hezus Kasas,  u paraqit para mediave për të folur për humbjen që i solli eliminimin nga Kupa e Azisë.

Gjatë kohës që trajneri po jepet pikëpamjet e tija për takimin, duke dhënë eshë sqarimet e rastit, një grup gazetarësh nga Iraku të emocionuar dhe të nevrikosur të sulmonin trajnerin spanjoll të kombëtares së tyre.

Pas këtij incidenti përfaqësuesit e mediave irakiane të pranishëm në konferencë, u larguan pa bërë pyetje për trajnerin dhe në sallë mbeten vetëm gazetarë nga shtete të tjera. Trajneri spanjoll siguroi gjithashtu se këto intervista nuk e dëmtuan në asnjë mënyrë kombëtaren e Irakut dhe bëri të qartë se synon të vazhdojë detyrën e tij, duke synuar objektivin madhor, kualifikimin në Kupën e Botës 2026.