Ish krerët e UÇK-së/ Dëshmitarët paraqiten para togave të zeza, ja çfarë pritet të ndodh në seancën gjyqësore

Këtë të martë pritet të paraqiten provat nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sipas kalendarit në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, seanca pritet të fillojë në orën 09:00. Seanca pritet të transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për publikun. Më tej pritet që të ketë seanca edhe për datat 11, 12 dhe 13 prill. Seanca pritet të ketë më pas më 17, 18, 19 dhe 20 prill.