Shëndetësia mbetet qendra më e madhe i vjedhjes së parave publike në Shqipëri. Secili drejtues është më abuzues së parardhësi.
Qëkur Rama e vuri në krye të QSUT, ish-kunata e tij Albana Fico nuk është ndalur së shpërndari fondet publike të shëndetësisë oligarkëve të fushës, ashtu si paraardhësi i saj Enkel Joti.
Siç mund ta keni dëgjuar edhe në denoncimet e bëra, një rikonstruksion po ndodh në QSUT. Ata denoncuan gjerë e gjatë për transferimin e urgjencës kirurgjikale tek Trauma, ku nuk ka mjekë specializantë.
E megjithatë askush nuk u shqetësua për humbjen e mundshme të jetëve të pacientëve, por kujt t’i shpërndahen paratë e shëndetësisë.
Si shkak i rikonstuksionit, ka bërë që të hapet një tender gjigant me 12 lote nga QSUT me Fond Limit mbi 1.8 MLD Lekë. Oligarku i parë që ka përfituar është Skendër Lufi i Montal për një tender me objekt Ekokardiografi me vlerë mbi 255 MLN Lekë me TVSH.
Lufi ka bërë kërkesë që AK të ndryshojë disa nga kriteret specifike dhe pas ndryshimit i është dhënë tenderi. Favorizues politikisht e bën fakti që ka qenë furnizuesi i gylenistit të shtrenjtë të Ramës, Klodian Allajbeut kur mori koncesionin e Hemodializës.
Klodian Allajbeu është simbol i klientelizmit dhe grabitjes së gjithanshme në Shqipëri.
Lufi i bën respektin Klod Allajbeut për faktin se ky i fundit është klient i tij. MONTAL i ofron Spitalit Amerikan shërbimin e mirëmbajtjes së pajisjeve të Dializës dhe furnizimin me solucione Dialize, koncesion ky të cilin Allajbeu e fitoi sëbashku me kompaninë, dikur të vajzës së xhaxhait të tij, EVITËN, për 8.4 MILIARDË LEKË.
Skënderi i artë i Shëndetësisë është shpallur fitues i një shume me para me FLAMUR TË KUQ. Konkurrenti tjetër në garë është skualifikuar pa përcaktuar se kë kriter të tenderit nuk ka plotësuar.
Janë edhe 11 tendera të majmë në lojë për të parë se kujt nga oligarkët do i jepen. Jo pa arsye Rama vendosi në një moment të tillë në krye të QSUT ish-kunatën me të cilën ruan marrëdhënie të mira për shkak edhe të mikut të tij, ministrit Bledi Çuçi.
Gjithasesi, ky tendër për Lufin është si një bakshish. Lufi ka marrë mbi 300 tendera të dyshimtë në shëndetësi me vlerë dhjetëra milionë USD.