Ish-Miss Serbia dhe një nga femrat më të bukura serbe, Jelena Bin Drai, është martuar me Sheikh Saeed Bin Drai prej 13 vitesh dhe gojët e liga dikur parashikuan një fund të shpejtë.
Çifti iu dëshmoi të gjithëve të kundërtën dhe ata e shijojnë bashkëjetesën. Jelena mbërriti në vendlindjen e saj, Serbi, ku vendosi të festojë ditëlindjen e 43-të.
Sipas mediave serbe, ajo ka mbledhur miqtë në një rezidencë në Vojvodinë dhe shkëlqeu nga lumturia, çka e dëshmuan fotot që shpërndanë.
Shumëkush e ka vënë re detajin se ajo e festoi me modesti ditëlindjen, duke qenë se pasuria e bashkëshortit llogaritet në dy miliardë dollarë.
Çifti nuk shquhet asnjëherë për stilin e veshjes apo sjelljen për të cilën marrin lëvdata.
Meqë ra fjala, Jelena dhe sheiku sollën në jetë një djalë, Rashid, në korrik të vitit të kaluar, kështu që vajza e tyre Asya dhe djemtë Hilal e Hamdan u bënë me “përforcime”.
Ata jetojnë në një shtëpi luksoze në Dubai, e vendosur pikërisht në plazh, dhe kanë një pishinë në oborr.
Jelena bën një jetë ëndrrash, për këtë arsye shumë e kanë zili, ndaj përballet me komentet e shëmtuara nga ambienti.
“Të jem e sinqertë, nëse do të hidhja një gur ndaj çdo qeni që më leh, nuk do të arrija larg”, – tha ajo.
Ish-Miss Serbia iu referua edhe komenteve se jeton në një harem. “Sigurisht që unë jetoj në një harem.
Burri im është Sulltani i Madhërishëm, ju tashmë e dini këtë. Për fat ka 147 gra të tjera, kështu që nuk duhet ta duroj dhe ta shikoj çdo ditë”, – tha me shaka Jelena, e cila lindi Jelena Jakovljević, e lindur në Žabalj, afër Novi Sadit.
Ajo u bë e famshme kur në vitin 1998 u shpall Miss Serbia. Më pas bëri histori duke fituar tre nga pesë titujt e mundshëm në një konkurs bukurie.
Në një rast, ajo tha në Instagram se familja e saj ishte shumë e varfër në atë kohë dhe se vetëm babai i saj ishte në punë, ndaj nuk kishin mundësinë të paguanin biletën për nënën dhe vëllain e tyre (për ta ndjekur “live” në konkursin e bukrisë).