Ish-rebeli i majtë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kolumbi

Ish-rebeli i majtë Gustavo Petro fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Kolumbisë me rreth 40 për qind të votave.

Ai në raundin e dytë do të ketë si kundërshtar Rodolfo Hernandez, gjë që është një surprizë, pasi sondazhet i dhanë përparësi konservatorit Fedric Gutierrez.

Qytetarët e Kolumbisë do të zgjedhin president në raundin e dytë më 19 qershor, raporton BBC.

Nëse Petro (62) fiton, do të jetë presidenti i parë i majtë në historinë e këtij vendi. Ai premtoi të zgjidhë pabarazinë e thellë në shoqërinë kolumbiane, si dhe varësinë e vendit nga lëndët djegëse fosile, si dhe të fokusohet në energjinë e pastër.

Suksesi i papritur i manjatit të ndërtimit Hernandez, 77 vjeç, një populist që të kujton ish-presidentin e SHBA Donald Trump, prishi luftën tradicionale politike në Kolumbi.