Një debutim më të bukur për të nuk mund të kishte dhe Kristian Pulisiç nuk është se kënaqet me pak, siç tregojnë fjalët e tij.
“Mendoj se ishte një natë gati perfekte, sepse duke e vënë menjëherë në shina ndeshjen, pas 20 minutash, e kishim më të lehtë për tri pikët e para. Pastaj, të mos pësonim gol ishte një tjetër mesazh i rëndësishëm, pasi në këtë mënyrë ne sulmuesit mund të luajmë shumë herë më të qetë përpara. Për mua ishte diçka e pabesueshme që të vija te Milani, por tani që jam këtu dua ta shijoj në maksimum këtë aventurë. Unë erdha dhe pranova, pasi jam i bindur se me Milanin mund të fitojmë titullin kampion në fund. Jemi të ndërtuar për të dalë të parët, pasi ofruan momente lojë shumë interesante dhe tani e në vazhdim vetëm mund të përmirësohemi. Madje, nuk duam vetëm titullin, por t’i shkojmë deri në fund edhe Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampioneve”, u shpreh sulmuesi amerikan.