Është gjetur e vdekur Elena, 5-vjeçarja e rrëmbyer të hënën në Tremestieri Etna. Ka qenë nëna ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit.
Në vend shkuan karabinierët e komandës së policisë të Katanias.
Lajmi për zbulimin e trupit të pajete u konfirmua nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro.
Në fillim gruaja kishte treguar për një rrëmbim të vogëlushes, e cila ndodhi nga tre burra të armatosur dhe me kapuç. Pas një nate marrjeje në pyetje të familjarëve dhe të njohurve, mëngjesin e sotëm gruaja e përlotur ka çuar hetuesit drejt vendit ku ndodhej kufoma e vajzës së saj.