Disa institucione financiare jo-bankare, nën hijen e Bankën e Shqipërisë, janë kthyer si piramidat e ’96, duke operuar në format nga më të ndryshme, me qëllim zhvatjen e shqiptarëve.
Denoncime të shumta dhe investigime serioze mediatike kanë treguar se institucione financiare jo-bankare janë përfshirë në mashtrim me kreditë, falsifikime, norma interesi të fiksuara me marrëveshje, pazare, kredi fiktive etj.
Iute Credit, në disa raste, duke manipuluar dokumentet, ka bërë me kredi edhe të vdekurit.
Prapaskena mëson se Autoriteti i Konkurrencës, po heton për pazare 5 institucione financiare jo-bankare si, Fondin Besa, Iute Credit Albania, Tirana Factoring & Leasing në tregun e faktoringut, Mogo Albania në tregun e qirasë financiare dhe nioni Financiar i Tiranës në tregun e parasë elektronike, të shërbimit të pagesave dhe
transferimit të parave (kombëtar dhe ndërkombëtar).
Pesë institucionet private po hetohen për marrëveshje të paligjshme me fiksinim e normave të intetesit, si kartel financiar dhe manovra të tjera me qëllim zhvatjen e klientëve.
Mbetet për t’u parë përfundimi i hetimit nga Autoriteti i Konkurrencës, ndërsa disa këto piramida jo-bankare janë monitoruar edhe për pastrim parash.