Ja si e katandisën, dy horra hynë në shtëpinë e saj për të vjedhur”- Erion Braçe publikon foton e 81-vjeçares: E vetme, i rezistoi grabitësve që e dhunuan barbarisht!

Erion Braçe ka publikon foton e 81-vjeçares, të cilës i grabitën banesën tre ditë më parë dhe e dhunuan.

Deputeti i PS-së shkruan se e moshuara, e cila banonte në fshatin Shën e Premte në Divajkë, e vetme i ka rezistuar dy grabitësve, të cilët sipas tij e dhunuan brutalisht.

Reagimi i plotë:

NENA NE FOTO ESHTE

KALEME DARDHA, BARBARISHT E DHUNUAR!

Eshte nga Shenepremte, #Divjake.

Tre dite me pare, dy horra po nga ky fshat, kane hyre dhunshem ne shtepine e saj, per te vjedhur, kane vjedhur gjithcka gjeten;

82 VJEC, E VETME, I KA REZISTUAR GRABITESVE, te cilet e kane dhunuar barbarisht, katandisur keshtu-sic e shihni!

Nga momenti i pare i ngjarjes deri dje ne mbremje vone, POLICIA NE DIVJAKE ka kryer cdo veprim te parapare nga ligji, per te vene ne PRANGA grabitesit.

DJE NE MBREMJE VONE JANE LIDHUR ME PRANGA, QE TE DY;

Me ta jane gjetur edhe materialet e vjedhura.

Shume shume faleminderit POLICISE SE DIVJAKES!

Ne ane tjeter;

Sic thashe, te dy grabitesit jane nga i njejti fshat, fqinje domethene; ME TURP NUK KA!

Te dish sa vjec eshte, te dish qe eshte e vetme dhe e pambrojtur dhee ta dhunosh keshtu, NUK KA NDODHUR KURRE ME PARE, KURRE NE ATE FSHAT!

MEZI PRES QE FSHATI TE REFLEKTOJE NDAJ NJE BARBARIE TE TILLE!

Grabitja e të moshuarës

Dy të rinjtë, A. B., 25 vjeç dhe G. K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Shën e Premte, hynë në banesën e të moshuarës dhe i grabitën me dhunë bizhuteritë e floririt.

“Si rezultat i administrimit me përparësi të kallëzimit të një 81-vjeçareje, se 2 shtetas i kishin vjedhur me dhunë, bizhuteritë e floririt që kishte në banesë, në fshatin Shën e Premte, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeat”, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve A. B., 25 vjeç dhe G. K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Shën e Premte”, njoftuan uniformat blu.

Gjithashtu ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 javëve të fundit, ata kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pije alkoolike, në 4 banesa të tjera, në të njëjtin fshat, pronarët e të cilave aktualisht janë jashtë shtetit.