Tasim Puci e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si oficer i Policisë Gjyqësore dhe ka punuar si prokuror në Prokuroritë e Beratit, Çorovodës dhe Lushnjës.
Prokurori Tasim Puci e mbylli seancën e tij dëgjimore pran KPK, në këmbë, ndërsa lexoi një deklaratë me referenca biblike mbi përgjegjësinë dhe mbajtjen e saj. “Unë gjithmonë e kam ditur që dikur do të jap llogari,” tha Puci.
Ai në fjalën e tij iu referua Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si “gjykuesi i fundit” që kishte për detyrë sipas referencës biblike, të ndante egjrën dhe grurin edhe pse këto ishin rritur bashkë.
Siç u tha në seancë, trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Genta Tafa (Bungon), kishte hetuar Pucin në të tre kriteret dhe bazuar në relatim, ai ishte gjetur me probleme në të treja. Dhe në bazë të parimit një malok më pak vendosën ta shkarkonin nga detyra.
Skandali është se Prokurori Tasim Puci u shkarkua për një apartament 108 metra katrorë në emër të vjehrrit dhe jo për pasuri vetjake.
Edhe pse Prokurori Tasim Puci relatoi pjesë nga Bibla sërisht genta Bungo nuk arriti të bindej dhe vazhdoi misionin e saj të hakmartrjes për “MALOKËT”.
Genta Bungo sërish arriti të realizonte ëndrrën e saj që në sistëmin e drejtësisë është një malok më pak .