Janë takuar fshehurazi në vilën e Shakirës? Këngëtarja dhe Lewis Hamilton bëjnë hapin e radhës ndaj njëri-tjetrit

Këngëtarja e famshme latine, Shakira dhe Lewis Hamilton kanë shijuar tre takime sekrete në vilën e saj në Ibiza.Sipas mediave të huaja, ylli kolumbian i muzikës dhe kampioni i F1 kanë ndezur thashethemet për lidhje pasi u panë së bashku në një sërë ngjarjesh muajt e fundit.Ndërkohë gazetari i

“Kur punëtorët u larguan, këngëtarja qëndroi vetëm me eskortën e saj private dhe mori një vizitë nga Hamilton”, shpjeguan burimet e tij.

Garrido pohoi gjithashtu se shoferi i Hamilton dëgjoi “bisedat e vazhdueshme” të pilotit me këngëtaren latine.

njohur, Sergio Garrido, i tha kanalit televiziv spanjoll Telecinco se dyshja u takuan “tri herë në vilën në Ibiza” ku Shakira po qëndronte në fillim të këtij muaji gjatë një pushimi të sezonit të F1.

Ndërsa piloti kaloi një kohë të mrekullueshme duke lundruar me miqtë në bordin e një jahti në ujërat e Mesdheut, Shakira do të ishte larguar nga vila vetëm në dy raste. “Një herë për të parë Bizarrap-in dhe një për të darkuar me Hamilton”, pohon Garrido.

46 -vjeçarja, u nda nga i dashuri i saj futbollist, Gerard Pqiue, vitin e kaluar dhe tani pretendohet se po shijon lidhjen e saj me Hamilton.Dyshja janë parë të afërt që nga bashkëpunimi për këngën e tyre ‘Te Felicito’ vitin e kaluar, pavarësisht se takimet e tyre publike kanë ndezur thashetheme për romancë.