Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet se ka mashtruar një biznes për t’i marrë 50.000 euro.Në pranga ka rënë Kristjan Lukaj, i cili akuzohet se ka mashtruar drejtoreshën e një kompanie marketingu. Lukaj ka bashkëpunuar me Alban Gjonin dhe Rudor Ballën, të arrestuar më herët, teksa janë prezantur si përfaqësues të biznesmenes Vilma Nushi.
Pas kësaj skeme mashtrimi qëndron Florian Gjergji, i cili është në kërkim, pasi edhe më herët ka përgatitur skema të ngjashme, ku prezantohej me emra zyrtarësh të lartë shtetërore apo biznesmenë.
Ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bëjnë presion bizneseve të ndryshme, për t’u marrë shumë të mëdha parash. Gjergji dyshohet se e vazhdon këtë aktivitet ndërsa ndodhet në arrati.