Antonio Konte është pa skuadër që nga marsi i vitit të shkuar, me teknikun italian që pëlqehet nga shumë klube.
Prej kohësh e interesuar për të është Milani, me klubin kuqezi që po mendon të ndajë rrugët me Piolin dhe duket se Konte do të ishte zgjedhja më e mirë.
Gjithsesi gara për shërbimet e 54-vjeçarit nuk do të jetë e lehtë, pasi për të interesohet dhe Napoli. Aurelio De Laurentis e sheh atë si të duhurin për sezonin e ardhshëm dhe është i gatshëm të dëgjojë kushtet e italianit.
E fundit është Roma. Zhoze Murinjo mund të largohet në fund të sezonit dhe duket se verdhekuqtë do të bëjnë çmos për të marrë një tjetër trajner të madh dhe Konte duket si i duhuri.