Joe Biden nominon ambasadorin Donald Lu për postin e rëndesishme 

Presidenti i SHBA, Joe biden ka nominuar ish ambasadorin amerikan në Shqipëri, Donald Lu, për një post mjaft të rëndësishëm.

Lu është nominuar si ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore.

Donald Lu, që prej vitit 2018, është ambasador në Republikën e Kirgistan. Ai ka patur poste në Indi, Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Pakistan.

Lu zotëron disa gjuhë të huaja, mes tyre shqip, rusisht, azerbajxhanisht, gjeorgjisht, hindisht dhe urdu.