Ka interes për të”, agjenti i mbrojtësit të Interit tregon prapaskenat: Është tifoz zikaltër

Dy ditë më parë u bë i njohur edhe propozimi i Interit për Alesandro Bastonin, një propozim prej 4 milionë eurosh në sezon, që mund të afronte mbrojtësin te zgjatja e kontratës që skadon në qershor.Gjithsesi edhe pse palët janë më pranë, kërkesat prej 5.5 milionë eurosh të mbrojtësit janë ende për t’u shqyrtuar, ndërkohë që fjalën e ka marrë agjenti i tij që nga selia e Interit ka konfirmuar interesin e klubeve të tjera, por edhe dashurinë e tij për fanellën.

“Po flasim për rinovimin, janë takimet e para ende, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ka shumë interes për të, por ai është tifoz i Interit dhe dëshiron të qëndrojë në Milano”, tha Tulio Tinti.